Debate të ashpra, Haxhiu e Gërvalla ‘përplasen’ me deputetët e PDK-së - Konjufca merr vëmendje me këtë veprim

Aktuale

Debate të ashpra, Haxhiu e Gërvalla ‘përplasen’ me deputetët e PDK-së - Konjufca merr vëmendje me këtë veprim

Më: 6 prill 2023 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 13:15 më 06.04.2023
Kuvendi i Kosovës

Musliu e pyet Kurtin pse e mori Dejona Mihalin në Tiranë, ja si përgjigjet ai

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pyetur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu se pse gjatë vizitës së tij në Tiranë, me të ishte edhe Dejona Mihali.

Ai tha se Dejona Mihali është bashkëpunëtore e tij e kamotshme edhe si drejtuese e komiteteve profesionale dhe punës në kuvend për koordinimin me grupin parlamentar për nga fushat parlamentare.

“Mihali s’ka qenë pjesë e takimeve me presidentin Begaj e kryeministrin Rama, por vetëm me kryetaren Nikolla, vecanërisht për shkak të karakterit të punës së saj në parlament”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti i tha Musliut se pyetja për Mihalin është kompliment për dy vjet qeverisje të tij.

“Ka ngelur puna që të më kapeni për Dejona Mihalin. Ky është kompliment për qeverisjen tonë. Gjithcka ka shkuar aq mirë, madje edhe bukur do të thosha, saqë paska ngelur problemi me Dejona Mihalin”, është shprehur Kurti.

Ndërsa, Musliu tha se pjesëmarrja e Dejona Mihalit në këtë takim është shpërdorim i taksave të qytetarëve të Kosovës dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare nga Kurti.

“Shqiptar është edhe Martin Berishaj në Kroaci, Albin Kurti”, tha Musliu.

Rikthimi 10 minutësh i Listës Serbe në Kuvend, Konjufca: Të privohen nga mëditjet e sotme

Pas pesë muajsh, deputetët e Listës Serbe janë rikthyer sot në Kuvendin e Kosovës vetëm për t’u nënshkruar, pasi qëndruan veç 10 minuta.

Me këtë rast, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se ajo që bëri Lista Serbe sot, është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim në Kuvend. Ai kërkoi nga administrata që të privohen nga mëditjet e sotme.

“Dëshiroj të them që ajo që bëri Lista Serbe sot me ardhjen pas 5 muajsh në Kuvendin e Ksoovës vetëm për t’u nënshkruar është sjellja më e papërgjegjshme që mund ta shohim këtu në Kuvend.

Ata qëndruan për më pak se 10 minuta dhe dolën menjëherë, më e pakta që kërkoj sot është që të privohen nga mëditjet e sotme”, tha Konjufca.

Bislimi ofendon deputeten e PDK-së: I pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ofenduar deputetën e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, duke i thënë se është i pakuptimtë “epshi saj për të marrë vëmendje”, raporton Ekonomia Online.

“Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje”, tha Bislimi teksa reaguan partitë opozitare.

Për këtë gjuhë, vërejtje i dha edhe kryeparlamentari Konjufca.

“I thashë se ofendimet të shkojnë për shtati”, tha ajo, teksa e pyeti se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që ai vetë kishte deklaruar “se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Në këtë pikë Bislimi ka zgjedhur të heshtë, edhe pasi deputetja ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti kur ai dëgjohet të thotë se “ka Asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.

Paraprakisht Bislimi e ka sugjeruar deputeten që ta lexojë të plotë marrëveshjen.

Kurti për zgjedhjet në veri: Kushdo që synon të cenoj mbajtjen e tyre – do të përballet me forcën e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për përgatitjen e mbajtjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Kurti tha se kushdo që synon të cenoj të drejtën e votimit të lirshëm do të përballet me forcën e ligjit nga institucionet tona.

“Pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm dhe pa pengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon të cenoj këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se si institucione ofrojnë siguri për qytetarët pa dallim.

“Unë jam i bindur në bazë të organeve dhe institucioneve tona shtetërore që unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar t gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi. U bëjë thirrje qytetarëve në katër komunat në veri që të dalin dhe të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar”, tha Kurti.

Kryeministri këto deklarata i bëri pasi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e pyeti se bazuar në rrethanat aktuale a mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në veri.

Kurti më tej shtoi se Qeveria e Kosovës në proceset zgjedhore është në shërbim të KQZ dhe kësisoj i përgjigjen kërkesave të tyre.

“Konfrom obligimeve kemi marrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ, kemi venë në dispozicion mekanizmat institucional dhe burime te nevojshme për përgatitjen dhe organizimin e duhur të zgjedhjeve në veri. Ministrit e linjës dhe institucionet tjera përgjegjëse janë në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me KQZ për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces”, tha Kurti. 

“Ka Asociacion”, Bislimi e kalon në heshtje pyetjen e deputetes Musliu-Shoshi se kur do të dorëhiqet

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që ai vetë kishte deklaruar “se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.

Në këtë pikë Bislimi ka zgjedhur të heshtë, edhe pasi deputetja ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti kur ai dëgjohet të thotë se “ka Asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.

Paraprakisht Bislimi e ka sugjeruar deputeten që ta lexojë të plotë marrëveshjen.

Musliu-Qeverisë: Do të mbaheni mend si Qeveri e Vitrave

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti, do të mbahet mend si Qeveri e vitrave.

Po ashtu ajo ka thënë se derisa Qeveria ndan miliona euro, për pagesat e energjisë në veri, ajo duhet t’i lirojë nga pagesa e energjisë dhe veteranët e UÇK-së dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

“Keni me u mbajt mend si Qeveri e vitrave, kjo është e padiskutueshme. Është e qartë që me njërën dorë ia jepni nga 100 euro lëmoshë, e me dy duart ia merrni. Keni subvencionu faturat e energjisë, tash ia keni rrit faturat e energjisë. Përderisa kjo Qeveri i ka nda mbi 150 milion euro për pagesat për energji në veri të Mitrovicës, kërkoj nga ju t’i lironi nga pagesa e rrymës të gjithë veteranët e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.  

Lironi të gjithë veteranët e UÇK-së nga pagesa e rrymës, sepse ata janë në gjendje të mjerueshme. Mos u frikoni, është momenti i fundit të reflektoni, e keni diskriminu në çdo aspekt këtë kategori”, tha ajo.

Arben Gashi përplaset me Hekuran Muratin për të hyrat e komunave: S’ka me pasë normalitet mo në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se “Qeveria prek të hyrat vetanake” të komunave.

Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë.  Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare.  Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj”.

Gashi pati një thirrje për ministrin e Financave Hekuran Murati.

“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”.

Në replikë Murati tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që tashmë debati për këtë çështje kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar. S’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”.

Pas kësaj, Gashi sërish mori fjalën.

“Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht. Nuk ki me pasë shancë që paret e komunave me i marrë. Janë burime vetanake, si me ja marrë dikujt paret prej xhepit. Kot je duke u munduar me bo arsyetime palidhje. Po do me prish koncensusin për marrëveshje ndërkombëtare”.

Murati për bllokimin e të hyrave vetanake të komunave: Po e zbatojmë Ligjin që e keni miratuar ju si Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur sot në Kuvend lidhur me bllokimin e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, për çka reagoi sot Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri.

Murati ka thënë se kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjin për Buxhetin, duke shtuar se vetëm po e zbaton Ligjin që është miratuar në Kuvend.

“Kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë, ku thuhet se të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës për vitin paraprak, barten në vitin vijues. Kjo gjë pastaj rregullohet edhe me Nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin, i cili e thotë të njëjtën gjë, pra që të hyrat vetanake nga viti 2022, barten në vitin 2023 dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Madje, nëse se u kujtohet, ka qenë pikërisht ky Nen, pra Neni 9, paragrafi 6 që është amandamentuar nga Grupi Parlamentar i LDK’së dhe është votuar edhe nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosje , dmth ka qenë një konsesus sa i përket atij amandamenti. Pra Ligji për Buxhetin e parasheh këtë gjë që po e thotë deputeti Tahiri dhe ne po e zbatojmë Ligjin që e keni miratuar ju si Kuvend, e madje nenin përkatës që e ka amandamentuar Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Murati.

Ndryshe, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Financave po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në të kundërtën ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Tahiri për bllokimin e të hyrave vetanake të komunave: Vendim absurd i Ministrit Murati, antikushtetues

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me bllokimin e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, që është bërë nga Ministria e Financave.

Tahiri ka thënë se kjo është antikushtetuese dhe e padrejtë. Ai ka kërkuar nga Ministri Hekuran Murati dhe Kryeministri Albin Kurti që të sqarojnë se mbi çfarë baze po bëhet kjo.

Deputeti i AAK’së ka përmendur edhe se si kjo çështje ishte rregulluar me amandamentin e LDK’së, kur ishte votuar Ligji për Buxhetin.

“Ka të bëjë me një vendim totalisht absurd të Ministrit të Financave, Hekuran Muratit. Unë nuk e di a janë të vetëdijshëm që me 15 dhjetor të vitit 2022, ka kalu Ligji për Buxhet. Neni 9.6 që ka fol për bilancet e pashpenzuara që kalojnë në Fondin e Kosovës është ndryshuar me amandamentin e LDK’së, me i jap të drejtë komunave që me i përdor të hyrat vetanake. Unë nuk e di a e din kryeministri, zv,kryeministri Besnik Bisimi, që është e padrejtë, është antikushtetuese dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në një institucion kushtetues që ofron shërbime në të gjitha komunat e Kosovës, ndalja dhe pengesa e shfytëzimit të të hyrave vetanake. A e kuptoni që s’mundeni me punu me këtë arbitraritet? Nuk mundeni me këtë qasje dhe nuk mundeni me ndal. Mbi çfarë baze i ndalni të hyrat vetanake?A ka mundësi me shpjegu Ministri, Kryeministri…”, tha Tahiri.

Ndryshe, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Financave po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, që urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në të kundërtën ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

“Hashim Thaçi Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, vajza e Gani Gecit ofendon Thaçin, Konjufca ia tërheq vërejtjen

Deputetja e LDK-së, Marigonë Geci, vajza e ish-deputetit Gani Geci, ka folur sot në Kuvend për të ashtuquajturën “Komunikatën nr. 59” të UÇK-së. Ajo thotë se ish-Presidenti Hashim Thaçi ka tentuar ta shkatërrojë familjen e saj.

Në fund të fjalës së saj, ajo ka thënë se familjen dhe babanë e saj nuk ka arritur shkatërrojë as pushteti serb i Slobodan Millosheviqit dhe as Thaçi, të cilit ia ka përmendur babanë dhe fshatin prej nga vjen.

“Mbajeni në mend të gjithë ju se familjen time dhe babain tim nuk ka mundur ta shkatërrojë UDB-ja [shërbimi sekret serb] i Millosheviqit, e jo më Hashim Haxhi ‘Polari’ prej Broje”, ka thënë Geci.

“Kujdes fjalorin parlamentar të nderuar deputetë, kur t’iu referoheni figurave publike”, ka thënë Konjufca, pas fjalës së deputetes së LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat