Krasniqi pret në selinë e PDK-së, delegacion të gjerë të Këshillit Atlantik në SHBA

Aktuale

Krasniqi pret në selinë e PDK-së, delegacion të gjerë të Këshillit Atlantik në SHBA

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:30
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë, një delegacion të gjerë të Këshillit Atlantik në SHBA.

Këtë Krasniqi e bëri të ditur përmes një statusi në facebook, ndërsa tregon dhe cilat ishin temat e diskutimit.

”Pas vizitës që kisha në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kisha kënaqësinë që një delegacion të gjerë t’i pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona.

Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat