Faton Peci i çon mesazh nga Istogu Bekë Berishës, për ndezjen e puros në ambient publik

Aktuale

Faton Peci i çon mesazh nga Istogu Bekë Berishës, për ndezjen e puros në ambient publik

Më: 8 prill 2023 Në ora: 22:54
Bekë Berisha

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatoni Peci, ka reaguar pas fotografisë së Bekë Berishës, që ka qarkulluar sot në rrjete sociale.

Në këtë fotografi, Berisha shfaqet duke pirë puro në një restaurant, pavarësisht vendimit të rreptë të MBPZhR-së për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

Peci në një intervistë ka thënë se një gjë e tillë nuk përçon shembullin më të mirë te qytetarët, duke shtuar se ai është deputet dhe kjo gjë e bën atë të duket sikur po nxitë në veprime në mosrespektim të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në vend.

Kjo është deklarata e plotë e ministrit Peci, që e bëri derisa ishte duke qëndruar pikërisht në vendlindjen e Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat