Abdixhiku kujton betejën e Koshares: Tempull për kujtimin e sakrificës

Aktuale

Abdixhiku kujton betejën e Koshares: Tempull për kujtimin e sakrificës

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:53
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku homazhe në Koshare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Koshare me rastin e përvjetorit të 24-të të Betejës që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Abdixhiku ka shkruar se kjo betejë është tempull rikujtimi për sakrificën e djemve dhe vajzave të Kosovës.

Postimi i plotë

Mes heronjëve të rënë që kanë gjetur pavdekësinë, me të gjallët dhe kujtimet e tyre për mëngjesin që mbanë datën 9 prill, shënuam 24 vjetorin e Betejës së Koshares dhe triumfit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në thyerjen e kufirit shqiptar.

Kosharja sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë. Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë - Kosovës.

Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme.

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat