Humolli: Ministri Murati është i shkëputur nga realiteti, s’i kupton financat

Aktuale

Humolli: Ministri Murati është i shkëputur nga realiteti, s’i kupton financat

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:11
Fatmir Humolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Ai ka thënë se Murati, nuk e kupton përditshmërinë e njerëzve dhe se është i shkëputur nga realiteti.

Sipas tij, ai nuk merr vesh asgjë për financat e vendit.

“Ministri është një kategori që është i shkëputur nga realiteti, është gjakftohtë që nuk merr vesh te jeta e përditshme e njerëzve, s’kisha pas qejf me bisedu me të. Ky ministër i mban paratë në sënduk, pse i bjen vlera atyre nuk i jep pesë pare, askush nuk ia tërheq vërejtjen se ky për financa nuk merr vesh fare”, ka thënë Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat