Vrasja në Pejë/ Flet avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Aktuale

Vrasja në Pejë/ Flet avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Urim Hyseni është personi që dyshohet të ketë privuar nga jeta nënën e tij, Hyrije Hysenin.

Ngjarja ka ndodhur dje në Pejë, në rrugën “Mbreti Zog”.

Në një konferencë për media, Policia dhe Prokuroria e Pejës deklaruan dje se rasti është akoma në fazën fillestare të hetimeve dhe se ka dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Ndërkohë, i dyshuari Urim Hyseni është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin, është deklaruar avokati i këtij të fundit, Asdren Mekaj.

Mekaj ka thënë për Indeksonline se nuk mund të ndajë shumë detaje meqë është rast në fazën fillestare dhe se nuk dëshiron të lëndojë familjen Hyseni.

“Rrethanat që e shoqërojnë këtë rast janë tejet të rënda për familjen Hyseni si dhe klientin tim, i cili dyshohet për vrasjen e nënës së tij, kështu që për ta kursyer familjen nga lëndimi i mëtejm që mund të shkaktojë shpërfaqja e detajeve të rastit, jam i shtyer që të kërkoj mirëkuptimin e juaj, për ta kursyer familjen nga publikimi i detajeve të rastit e të tjera.

Meqë jemi në fazën fillestare, ku organet e hetuesisë akoma nuk kanë kryer punën e tyre, unë do përmbahëm nga diskutimi i mëtejm i çështjes, deri në një fazë tjetër” tha Mekaj.

Ai shtoi se ka kërkuar që të bëhet ekzaminimi psikiatrik i klientit të tij.

“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoi masën e paraburgimit, unë kundërshtova, duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik. Tani na mbetet ta presim vendimin e Gjykatës.”

Mekaj deklaroi se si rast është i rëndë, por që duhet të përmbushë detyrën e tij, në përputhje me ligjin dhe kodin e etikës për avokat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat