Rrustemi: Të sanksionohen me pagën bazë deputetët që bëjnë mungesa në Kuvend

Aktuale

Rrustemi: Të sanksionohen me pagën bazë deputetët që bëjnë mungesa në Kuvend

Më: 19 prill 2023 Në ora: 23:39
Adnan Rrustemi

Sanksionim në pagën bazë, ka propozuar deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi për deputetët që nuk marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Rrustemi tha se në rregulloren e Kuvendit duhet të futet sanksionimi finaciar për aq sa kompenzohet për pjesëmarrje.

“Gjykimi duhet të jetë edhe politik. Edhe votuesit duhet t’i vlerësoj deputetët sepse s’mund të marrim sanksione administrative teknike. Për cka unë mendoj që duhet të futet në rregullore të paktën sanksionimi finanaciar për aq sa edhe kompenzohet për pjesëmarrje. Kur s’merr pjesë, ju hiqet meditja nga pagat bazë. Unë jam për t’iu hequr minius nga rroga bazë.”, deklaroi Rrustemi.

Gjatë ditës së sotme në mungesë të kuorumit nuk janë vazhduar punimet e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat