Murati: Diçka që pushtetet e kaluara nuk arritën ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite

Aktuale

Murati: Diçka që pushtetet e kaluara nuk arritën ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite

Më: 20 prill 2023 Në ora: 00:45
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se dita e sotme është një ditë e veçantë për Kosovën pasi që u nënshkrua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave.

Murati u shpreh se kjo ishte diçka që pushtetet e kaluara nuk kishin arritur ta bënin e që u bë në dy vite qeverisje të Qeverisë Kurti.

“Sot ishte një ditë e veçantë me rastin e nënshkrimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave. Diçka që pushtetet e kaluara nuk kishin arritur ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite qeverisje!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ministri po ashtu tha se mosbesimi i qytetarëve karshi liberalizimit është i natyrshëm sepse, siç tha ai, kjo është pasojë e mashtrimeve të qeverive të kaluara në emër të vizave.

“Është normale që sot, për shumë qytetarë kjo arritje edhe duket e pabesueshme, dhe ende e shohin me skepticizëm. Sepse me vite të tëra, garda e vjetër premtoi e mashtroi në emër të vizave. Madje u fal edhe tokë në emër të vizave dhe vizat prap nuk erdhën.”, ka shkruar Murati.

Sot u nëshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën, një ditë pas vendimit të Parlamentit Evropian për heqjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat