“Veprim i pahijshëm”/ Arianit Koci tregon momentin kur një deputete hyri pa rend në aeroportin e Prishtinës!

Aktuale

“Veprim i pahijshëm”/ Arianit Koci tregon momentin kur një deputete hyri pa rend në aeroportin e Prishtinës!

Nga: M.H. Më: 23 prill 2023 Në ora: 21:01
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me një ngjarje.

Ai tregoi që teksa ishte duke pritur në aeroportin e Prishtinës, një deputete (duke mos e bërë publike cila), ka hyrë pa rend, përcjell “Bota sot”.

Sipas avokatit ky ishte një veprim i pahijshëm duke shtuar që duhet marrin mësim nga vendete zhvilluara ku ku kryeministrat dhe ministrat shkojnë në punë me transport publik apo bicikletë dhe bisedojnë me bazën.

Postimi i plotë

1.

Një deputete posa hyri pa rend në aeroportin e Prishtinës.

Nuk ka shumë tollovi, nuk është ditë pune. Nuk ka seancë.

Veç çka u korrit. Katër minuta pritëm.

2.

Veprim i pahijshëm, edhe pse deputeti ka të drejtë me hy pa rend.

Pse nuk marrin shkollë pak prej shtetëve të zhvilluara, ku kryeministrat dhe ministrat shkojnë në punë me transport publik apo bicikletë dhe bisedojnë me bazën. Qytetarët, votuesit.

3.

Nëse ke vendosë me qenë deputet/e apo politikan/e duhet me qenë me dhe për popullin.

Nëse don me jetu ndryshe prej masës - jetë luksoze, hyr në biznes dhe me paret tua bën çka të dush. Askush nuk hidhërohet.

Përndryshe, une bashkëpunoj vazhdimisht me policinë. Kurrë nuk kam tentuar e as pranuar të hyj pa rend!

4.

A ka më kënaqësi se me e pasë ndjenjën se je i njejtë, dhe trajtohesh si të gjithë të tjerët që presin. Plus, e njofton dikend dhe bisedon duke pritur.

E veçantinë e tregon me kulturë dhe intelekt i cili shërben së pari për vepra në dobi të të mirës së përgjithshme.

Home sweet home!

P.s

Po e presim vajzën me ardhë me na marrë me kerr.

Vendosëm me ece jashtë aeroportit deri te rrethrotullimi i parë, që mos me hy Adea brenda parkingut.

Pesë vetura u ndalën me na ofru transport.

Me ju thënë se jam i nderuar dhe falënderues, pak është!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat