Trajtimi i të burgosurve me probleme shëndetësore, dy ministra thonë se po përmbushin rekomandimet e OBSh-së

Aktuale

Trajtimi i të burgosurve me probleme shëndetësore, dy ministra thonë se po përmbushin rekomandimet e OBSh-së

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë ka mbajtur tryezë diskutimi për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”.

Aty u tha se trajtimet psiko-sociale duhet të zhvillohen më tej si elemente kyçe reduktimin e rrezikut dhe rehabilitimin e pacientëve psikiatrike forenzike.

Ndërkaq, qasjet aktuale të rehabilitimit për kujdesin forenzik të shëndetit mendor, u tha se lë shumë hapësirë për përmirësim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se bashkë me Ministrinë e Drejtësisë po punojnë që bazuar në rekomendiemt e OBSh-së, të burgosurit të trajtohen të barabartë.

“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që në vazhdimësi të kujdeset për personat me nevoja të shëndetësore, e veçmas për ata të privuar nga liria. Politikat e MSh-së lidhur me vetëdijësimin dhe trajtimin e personave të privuar nga liria, janë dëshmuar edhe me vendime strategjike të ndërmarra deri më tani siç janë; bartja e shërbime e shëndetësore të burgjeve të Ministrisë së Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e OBSh-së, me qëllim të trajtimit të barabartë të të burgosurve në mënyrë ekuvailente me qytetarë tjerë në kuptimin e plotë të fjalës”, tha Vitia.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se po punojnë në krijimin e kushteve për personat e privuar nga liria që të trajtohen me respekt e me dinjitet.

Ajo ka sqaruar se kanë themeluar institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta brenda burgut të Dubravës.

“Nëse iu referohemi raporteve vendore dhe ndërkombëtare, Kosova qëndron shumë mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë ne nuk duhet të kënaqemi por duhet t’i shtojmë përpjekjet për realizimin e çfarëdo sfide që e kemi mes nesh. Ne jemi duke punuar në krijimin e kushteve për personat e privuar nga liria që të trajtohen me respekt dhe me dinjitet e qasje të plotë në të drejtat e tyre”, tha Haxhiu.

“Veç kësaj ne kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në krijimin e kushteve infrastrukturore. Qeveria e Kosovës ka themeluar institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta brenda burgut të Dubravës, pra pa e rrezikuar sigurinë”, tha tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat