Erdogani dekoron ekipin e FSK-në që shpëtoi disa jetë pas tërmetit në Turqi

Aktuale

Erdogani dekoron ekipin e FSK-në që shpëtoi disa jetë pas tërmetit në Turqi

Më: 25 prill 2023 Në ora: 20:27
Dekorata nga Erdogani

Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së është dekoruar me medalje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për kontributin e dhënë pas tërmetit shkatërrues.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë ndihmuar që të nxirren të gjallë disa trupa nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat