Ambasadori i Spanjës flet për qëndrimin spanjoll për njohjen e Kosovës

Aktuale

Ambasadori i Spanjës flet për qëndrimin spanjoll për njohjen e Kosovës

Më: 10 maj 2023 Në ora: 17:45
Raul Bartolome Molina

Ambasadori i Spanjës në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë sot se qëndrimi i Spanjës për mos-njohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Gjatë një takimi me ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ambasadori spanjoll ka thënë se Spanja “vazhdon të mbështesë fuqishëm kërkesat e Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Ndërkohë, Vuçeviq e ka falenderuar Spanjën “për qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”,

Po ashti ai falenderoi edhe për votimin e fundit në lidhje me kërkesën e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat