​Krasniqi: Të premten organizohet seanca për betimin e kryetarit në veri të Mitrovicës

Aktuale

​Krasniqi: Të premten organizohet seanca për betimin e kryetarit në veri të Mitrovicës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 15:55
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në ministri se të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit.

Lidhur me kryetarët e zgjedhur në katër komunave veriore të vendit, ai ka thënë se do të organizohet ceremoni betimi në secilën komunë.

Krasniqi: Nuk digjet mandati i kryetarëve dhe asamblistëve të komunave në veri

“Nuk digjet mandati i kryetarëve dhe asamblistëve të komunave, janë të parapara afatet ligjore që janë tri herë nga 15 dhe mandej prej momentit kur konstituohet Kuvendi fillon rrjedha e afatit prej 30, për dhënien e betimit të kryetarëve të komunave. Me ta jemi dakorduar individualisht që me secilën komunë do ta organizojmë seancën e betimit të kryetarit dhe aty ku ka nevojë edhe të konstituimit të Kuvendit. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në MAPL që të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit dhe gjithçka do të jetë në proces të organizimit në mes Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut...në sallën e Kuvendit Komunal aty ku e kanë vendin asamblistët dhe kryetari i komunës”, tha ai.

Pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin e vendit, dhe kryetarët e komunave të Kosovës, Krasniqi ka folur edhe për vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për çka ka theksuar se pas përfundimit të vlerësimit të ligjshmërisë, i njëjti do të dërgohet të instancat e tjera,

Krasniqi: Vendimin për hapjen e urës së Ibrit e kemi ende në trajtim e sipër

“Vendimi është marr në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është aktualisht në ministrinë tonë në trajtim e sipër, kurdo që përfundon vlerësimi i ligjshmërisë aktit ne do të dërgojmë tek instancat tjera”, tha ai.

Ndërsa lidhur me çështjen e të hyrave vetanake, ai ka thënë se Ministria e Financave i ka hapur dyert për zgjidhjen e këtij problemi.

Krasniqi: Për të hyrat vetanake MF e hapi derën për zgjidhjen e këtij problemi

“Sa i përket të hyrave vetanake ministri i Financave edhe në Kuvendin e Kosovës e ka dhënë përgjigjen meritore. Sot edhe njëherë ministri i Financave në emër të Qeverisë e hapi derën për zgjidhjen e këtij problemi faktikisht nuk është problem për shkak se ne vetëm po e implementojmë një amendament të bërë në ligjin e buxhetit. Nëse duhet të ndryshohet ky amendament atëherë sot ministri i Financave edhe njëherë u kërkoi kryetarëve të komunave të bëjnë kërkesë dhe ajo do të trajtohet. Gjithashtu, edhe çështja e pronës është diskutua ne si qeveri kemi impelemtnuar ligjin, është bërë një vlerësim i pronave dhe përgjegjësia i është jep në vitin 2018 ministrisë së Financave, në bazë të kësaj vlerësimi të pronave është caktuar edhe përgjegjësia e secili nivel dhe tani është plotësim ndryshimi i ligjit të tatimit në pronë dhe sigurisht që do të merren parasysh të gjitha kërkesat edhe të nivelit lokal por edhe si nivel qendror”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat