Rexha thotë se nuk e përmend askush punën e Qeverisë për hapjen e 5 stacioneve policore në veri

Aktuale

Rexha thotë se nuk e përmend askush punën e Qeverisë për hapjen e 5 stacioneve policore në veri

Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:20
Arbër Rexha

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexha, thotë se Qeveria Kurti që kur ka ardhur në pushtet, punën më të madhe e ka bërë në shtrirjen e sovranitetit gradual në Veri të Mitrovicës.

Madje, Rexha konsideroi se hapja e 5 stacioneve policore në veri, nuk përmendet fare.

“Qeveria Kurti prej sa ka ardhur në pushtet, punën më të madhe e ka bërë në shtrirjen e sovranitetit gradual në veri. Janë ngritur 5 stacione policore në veri, gjë që nuk përmendet fare, tani mirë që po na vjen rasti ta themi këtë.

Ky është një përparim i dukshëm në zbatim të rendit dhe ligjit, sepse ngritja e 5 stacioneve të reja atje, nuk e militarizon shtetin, mirëpo, mendoj që e ndihmon një vend ku s’ka stabilitet, për të krijuar stabilitet. Tjetra, është ndalur kontrabanda, normalisht në shkallë të madhe”, deklaroi Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat