Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, dyshohen për disa vjedhje të rënda në Malishevë

Aktuale

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, dyshohen për disa vjedhje të rënda në Malishevë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:18
Personi i kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës ka publikuar të enjten fotografinë e dy personave të dyshuar dhe ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit dyshohen për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë në Malishevë.

“Nga Stacioni Policor në Malishevë, janë duke u zhvilluar hetime intensive, ku gjatë veprimeve hetimore janë siguruar fotografi (nga kamerat e sigurisë) të personave që dyshohen se janë kryes të këtyre vjedhjeve”, ka bërë të ditur policia.

“Në lidhje me rastin deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i identitetit të të dyshuarve, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Njësisë së Hetimeve në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Ndaj, policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) apo 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat