Atiq flet pas betimit: Do të punoj pa dallim dhe diskriminim

Aktuale

Atiq flet pas betimit: Do të punoj pa dallim dhe diskriminim

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:45
Erden Atiq

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas betimit ka thënë se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët.

Atiq, mes tjerash, tha se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut.

“Si kryetar bashkë me ekipin bëjë të ditur se do të punojmë bashkë me të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut pa dallim dhe pa diskriminim”.

“Angazhimin më të madh do ta bëjmë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe i bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e tyre”, u shpreh Atiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat