Kransiqi: Qeveria do të jetë në mbështetje të kryetarëve të zgjedhur në veri

Aktuale

Kransiqi: Qeveria do të jetë në mbështetje të kryetarëve të zgjedhur në veri

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:12
Erden Atiq dhe Elbert Krasniqi

Pas betimit, kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiq, ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës që të takojnë politikanët e zgjedhur në mënyrë të arrijnë bashkëpunimin.

Para gazetarëve, Atiq ka thënë se angazhimin më të madh do ta kenë në normalizimin e kësaj pjese të vendit.

Atiq: Do të punoj për të gjithë, pa dallim

“Unë si kryetar komune, me gjithë ekipin, do të punoj për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh kemi me bë për me normalizu këtë pjesë të komunës edhe i bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të vinë të na takojnë dhe të na vizitojnë këtu dhe të bashkëpunojnë sam ë mirë për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të bëjnë përpjekje të lehtësojnë jetën e qytetarëve duke zgjidhur problemet të cilat ata i konsiderojnë.

Atiq: Jam kryetar si rezultat i zgjedhjeve

“Gjithçka është në kuadër të ligjit, ne kemi edhe të drejta edhe obligime kushtetuese, procesi zgjedhor, rezultati i procesit zgjedhor, gjithçka ka shkuar në kuadër të ligjeve, sa i përket deklaratave nuk kam asgjë çka të shtoj, përveç asaj çka thash më herët, jemi të gjithë qytetarët, kishim pas dëshirë me dalë përqindje më e madhe të qytetarëve, ky është rezultati, unë në cilësi të kryetarit të komunës jam si rezultat i atyre zgjedhjeve”, ka thënë Atiq.

E për ta mbështetur në ditën kryesore të tij, krah kryetarit të ri të veriut të Mitrovicës ka qëndruar ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kransiqi: Qeveria do të jetë në mbështetje të kryetarëve të zgjedhur në veri

“Si Qeveri do të jemi në mbështetje të tyre sikurse secilës komuna tjetër në Republikën e Kosovës, në implementimi ne mandatit të tyre ligjor dhe kushtetues. Shumë e rëndësishëm që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime adekuate cilësore edhe të kenë komunën dhe kryetarin, dhe nënkryetarin afër tyre. Për ne është shumë e rëndësishme kjo përbërje e kabinetit të kryetarit, është shumë e rëndësishme që qyteti multi-etnike të ketë edhe këtë përbërje, secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror. Si qeveri jemi në mbështetje të gjithë kryetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë me organizmin e betimit edhe për tre kryetarët e tjerë të zgjedhur në veri.

Krasniqi: Do të organizojmë seancat konstituive të kuvendeve komunale në veri

“Sot përfunduam betimin e kryetarit Atiq, Ditëve në vijim sigurisht që do të vazhdojmë me organizimin e seancave të kuvendeve, të konstituohen kuvendet, aty ku duhet të bëhen, dhe dhënien e betimit të kryetarëve të komunave, sigurisht që propozimi për datën do të vijë nga vet kryetarët e zgjedhur dhe mandej ne si ministri do t’i organizojmë seancat...Takime kam pasur me kryetarët e zgjedhur, takime publike, jemi në koordinim e sipër presim propozimet nga kryetarët, ende nuk kemi propozime, jemi dakorduar ti bëjmë një nga një, kështu po presim.”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me vendimin e kësaj komune, për hapjen e urës mbi Ibër, Krasniqi ka thënë se i nëjti është në procedura të kontrollimit të ligjshmërisë.

Krasniqi: Vendimi për urën mbi Ibër është në procedura të kontrollit të ligjshmërisë

“Kuvendi komunal i Mitrovicës së veriut veç ka marrë një vendim, ky vendim është në MAPL në kontrollim të ligjshmërisë dhe proceseve administrative, porsa të përfundojë ky vlerësim do të jetë në tryezën time dhe mandej do të vazhdoj me procedimin e tij”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetarja e zgjedhur, Katarina Axhanqiq, ka thënë se është koha të punohet së bashku duke pasur prioritet interesat e qytetarëve.

Axhanqiq: Është koha të ulemi të punojmë së bashku

“Mendoj se është koha që më në fund të ulemi dhe të pajtohemi së bashku se cilat janë prioritetet e qytetarëve tanë, qytetarët tanë meritojnë, nëse e meritojnë të gjithë, por sidomos qytetarët tanë, t'ua lehtësojmë, t'ua bëjmë jetën më të mirë, që më në fund të fillojnë të rregullojmë diçka dhe të bëjmë diçka. Janë mbledhur shume probleme në të gjitha segmentet, qe nga komunale e tutje, ju vete e dini për të gjitha ngjarjet që e përcollën këtë dimër dhe pranverë, ndaj jemi të vendosur të kemi një ekip të mirë dhe një bashkëpunim të mirë me qytetarët për të bërë së bashku gjithçka që mund të rregullohet dhe bëhet”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ka takuar serbët lokal, ajo ka thënë se nuk ka pasur takime të tilla, por pret të ketë tani e tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat