Profesori universitar: Kosova të kërkojë më shumë “karrota” nga dialogu, liberalizimi i vizave është pak

Aktuale

Profesori universitar: Kosova të kërkojë më shumë “karrota” nga dialogu, liberalizimi i vizave është pak

Më: 23 maj 2023 Në ora: 06:09
Artan Mustafa

Profesori i shkencave politike, Artan Mustafa thotë se Kosova duhet të kërkojë më shumë “karrota” në dialog me Serbinë në kërkesën ndaj saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mustafa tha se nuk duhet mjaftuar vetëm më një liberalizim të vizave e pranim i aplikimit për në Këshillin e Evropës.

“Kosova ka çdo të drejtë të kërkojë më shumë karrota, nuk mjafton liberalizmi i vizave dhe pranimi i aplikimit në Këshillin Evropian,janë karrota shumë të pakta”, tha ai.

Mustafa vlerësoi se Kosova ka çdo agrumet për të refuzuar zgjidhjet që vijnë nëse nuk ka garanci për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se Asociacioni nuk cenon sovranitetin e Kosovës.

“Kosova ka çdo agrumet të kërkoj mbështetje më të madhe nga perëndimi për anëtarësim në BE dhe NATO. Pa garanci që kjo autonomi që do të krijohet nuk do të cenojë rendin kushtetues, do të jetë fundi i shtet ndërtimit në aspektin ndërkombëtar në aspektin e brendshëm dhe pa një mbështetje të madhe edhe në aspektin ekonomik dhe integrim në njohje të më tejshme, Kosova ka të drejtë të rezistoj zgjidhjeve që vijnë. Sa do të që perëndimi është i fokusuar që në mandatin e presidentin Biden të përmbyllet shtet ndërtimi”, tha Mustafa.

Ai vlerësoi se sjellja e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar me targat në raport me ndërkombëtarët ka qenë më e përgjegjshme.
“Edhe pse minimalsite në shumë dimensione, sjellja e Qeverisë ka qenë e përgjegjshme, pas atyre incidenteve në fillim si çështja e targave etj,filloi të bashkëpunoj me perëndimin me një mirëbesim më të madh”, vlerësoi profesori i shkencave politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat