Edhe Shpend Ahmeti habitet nga denoncimi i ashpër i Amerikës ndaj Kosovës

Aktuale

Edhe Shpend Ahmeti habitet nga denoncimi i ashpër i Amerikës ndaj Kosovës

Më: 26 maj 2023 Në ora: 21:26
Shpend Ahmeti

Edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka komentuar reagimin e bërë nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, dhe i cili ishte i rëndë e i papritur.

Hovenier me anë të një reagimi në Twitter, që më pas do të shpërndahej edhe nga ambasadori tjetër amerikan Christopher Hill, do të deklaronte si vijon:

“Shtetet e Bashkuara dënojnë aksionin e autoriteteve të Kosovës për të mundësuar qasjen në ndërtesat në veri të Kosovës. Masat e dhunshme të sotme duhet të ndalen menjëherë.”

E reagimet nuk po ndalen, kryesisht ato që shprehin habi.

“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën në vitet e fundit.” – u shpreh z . Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat