“Vendimi i rrezikshëm i Kurtit”, Shasha ka disa pyetje publike për kryeministrin – lidhen me veriun

Aktuale

“Vendimi i rrezikshëm i Kurtit”, Shasha ka disa pyetje publike për kryeministrin – lidhen me veriun

Nga: A.M. Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:06
Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shasha

Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në veri.

Ai tha se fakti që Kurti është kryeministër nënkupton faktin që duhet të merren vendime të rrezikshme, sidomos ndaj Serbisë.

Mirëpo, Shasha kërkoi të di më shumë rreth vizionit të Kurtit për veriun dhe planet e tij, pasi nuk e ka të qartë ‘pikturën e madh’, përcjell “Bota sot”.

“Nuk është problem që Kurti ka marr vendim të rrezikshëm dje. Të qenurit Kryeministër nënkupton të marrësh edhe vendime të rrezikshme, në veçanti në raport me Serbinë. Problemi është që është shumë vështirë me kuptu vizionin e Kurtit. Çfarë është piktura e madhe? Çfarë po do me arrit?”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë

Nuk është problem që Kurti ka marr vendim të rrezikshëm dje. Të qenurit Kryeministër nënkupton të marrësh edhe vendime të rrezikshme, në veçanti në raport me Serbinë. Problemi është që është shumë vështirë me kuptu vizionin e Kurtit. Çfarë është piktura e madhe? Çfarë po do me arrit?

P.sh. kur Thaçi ka marr vendimin e rrezikshëm të marr nën kontroll pikën 1 dhe 31 piktura e madhe ka qenë e qartë. Sot atë ditë Kosova ka shtruar kontroll në të gjitha pikat e saja kufitare.

Në këtë sfond lind pyetja, hajde po e marrim rrezikun që po e marrim, hajde pak edhe s’po ja ngojmë qefin amerikanëve, ama çka është qëllimi? Çka është piktura e madhe? Këta kryetarët nuk munden me zor me qeverisë qytetarët që nuk donë me i pa në ato zyre. Asnjë polici dhe asnjë forcë nuk e ndërron këtë fakt.

Sidoqoftë, problemi në veri nuk është hyrja apo mos hyrja në zyrat e kryetarëve të komunave. Ajo është pasojë e një shkaku më të thellë. Për kohë të gjatë dialogu ka hyrë në rrugë qorre si pasojë e mungesës së interesit dhe seriozitetit ndërkombëtar për rajonin. Kjo çfarë po shohim në veri është klithmë e Kosovës për vëmendje në zgjidhjen e problemit të veriut. Problemi i vetëm është se klithma nuk është strategji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat