Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Aktuale

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:50
Pamje nga veriu

Eksperti i sigurisë Drizan Shala i ftuar në Euronews Albania tha se pritet që ditën e nesërme, e cila është një ditë pune të ketë përpjekje nga pala serbe për të bllokuar rrugët për në qendrat komunale të veriut.

Sipas tij, policia e Kosovës e përgatitur për skenare të tillë ka marrë masa që çdo bllokim I mundshëm të parandalohet.

“Pikëpyetja e madhe mbetet për ditën e hënë, sepse nesër është ditë punë. Ende nuk dihet se si do reagojë pala serbe. Sipas asaj që është planifikuar dhe sipas skenarëve që mendohet se mund të ndodhur, ka plane të caktuara operative, frika më e madhe është ajo e bllokimit të rrugëve që të çojnë në kuvendet komunale.

Nga ajo që shikohet në terren, ka pjesëmarrje të policisë së Kosovës në akset kryesore për të parandaluar çdolloj bllokimi të mundshëm”,-tha Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat