Von Cramon me video nga veriu: Zgjedhja de jure s’garanton automatikisht legjitimitet

Aktuale

Von Cramon me video nga veriu: Zgjedhja de jure s’garanton automatikisht legjitimitet

Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:24
Viola von Cramon

Në një video të postuar së fundi në llogarinë e saj në Twitter, Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, shprehu shqetësimin e thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ajo theksoi se zgjedhja de jure nuk garanton automatikisht legjitimitet dhe qeverisje efektive. Cramon theksoi nevojën për shqyrtim të kujdesshëm të masave të ndërtimit të besimit, zgjidhjeve të zgjuara dhe strategjive të qëndrueshme për të nxitur besimin mes qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

Gjatë vizitës së saj, Cramon njoftoi se u angazhua në diskutime të gjera me përfaqësues të shoqërisë civile, opozitës, forcave policore dhe institucioneve të ndryshme në rajon.

Ajo theksoi se të qenit i zgjedhur de jure nuk barazohet automatikisht me zotërimin e forcës legjitime apo sigurimin e qeverisjes së mirë.

Duhet ta pranojë se është situatë e vështirë dhe e tensionuar. Kemi parë shumë automjete të armatosura, forca të armatosura dhe unë nuk e di nëse kjo është ide e mirë, në këtë situatë që të hyjnë me forcë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e komunave. Edhe nëse jeni zgjedhur de jure, nuk do të thotë se keni forcë legjitime dhe qeverisje të mirë për të hyrë realisht në këto ndërtesa. Duhet të mendojmë për të gjetur zgjidhje një mënyrë të qëndrueshme të ndërtimit të besimit me qytetarët në veri të Kosovës”, tha në një video raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat