Serbët e mbledhur në Zveçan vendosin flamuj në pengesat e përforcuara të KFOR-it

Aktuale

Serbët e mbledhur në Zveçan vendosin flamuj në pengesat e përforcuara të KFOR-it

Më: 31 maj 2023 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë të spitalit të Mitrovicës së Veriut i janë bashkuar serbëve të tjerë të mbledhur në Zveçan.

Në qytetin ku të hënën pati sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it që rezultuan me lëndimin e 30 ushtarëve, sot janë mbledhur një numër shumë i madh serbësh.

Punëtorët shëndetësorë po qëndrojnë në rreshtat e parë, para pjesëtarëve të KFOR-it.

KFOR-i i ka shtuar masat e sigurisë përreth objektit komunal në Zveçan, duke vendosur dy rende telash me gjemba një mbi një, njësoj sikurse në Leposaviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat