​Situata në veri, Kurti në Bratisllavë: Kemi bashkëpunim me aleatët, por s’pajtohemi gjithmonë

Aktuale

​Situata në veri, Kurti në Bratisllavë: Kemi bashkëpunim me aleatët, por s’pajtohemi gjithmonë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:57
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar së njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale, raporton KosovaPress. 

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, kreu qeveritar e mbrojti punën e Policisë së Kosovës, ndërkaq nënvizoi se nuk mund të qëndrojë vet në zyrë të kryeministrit dhe t’iu thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

“Ka koordinim me aleatët por jo çdo herë pajtohemi për çdo gjë. P.sh, për sa i përket ndërtesave komunale, ato i përkasin Republikës së Kosovës. Mund të kuptoj se nuk mund të ketë shumë policë brenda apo para saj.

Por para kësaj nuk duhet të ketë turmë të dhunshme jashtë dhe kemi parë se këta njerëz të dhunshëm që godasin me armë ndaj gazetarëve, KFOR-it dhe policisë... Por sa i përket këtyre komunave nuk mund të qëndroj në zyrën time si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri që nuk duhet të hyni në zyrat e juaja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat