Xani dyshon se Borrell është i besueshëm në politikën e Kosovës

Aktuale

Xani dyshon se Borrell është i besueshëm në politikën e Kosovës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:53
Josep Borrell

Analisti Visar Xani, ka thënë se politikave dhe neutralitetit të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell nuk është se duhet besuar shumë.

Ai thotë se me disa veprime që ka bërë përfaqësuesi i lartë në dialogun Kosovë-Serbi ka treguar se mban anë.

Xani këtë e ka bërë duke komentuar zhvillimet në veri dhe kërkesat e BE-së që kryetarët e komunave të mos shkojnë në objektet komunale.

“Borrell, se di sa është i besueshëm në politikën kosovare për shkak se ka disa veprime goxha shumë dyshuese, unë politikës së Borrellit dhe neutralitetit të tij si besoj për shkak se ka pasur disa imazhe, disa veprime, etiketime të cilat lehtësisht janë të kuptueshme që pala lehtësuese ka anë. Dhe çdo palë e cila ka rolin e lehtësuesit merr anë, atëherë nuk kemi të bëjmë me neutralitet dhe lehtësim por ka pozicionim të tyre dhe atëherë është vështirë për t’i besuar”, ka thënë Xani.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve në veri duket se ka pasur një pajtim të gjitha palëve me idenë se procesi nuk do të shkojnë deri në fund

“Duket se ka pasur tërthorazi pajtueshmëri për mbajtjen  zgjedhjeve, por me pretendimin se nuk do të ketë çuarje deri në fund të këtij procesi, prandaj obligimet ligjore dhe kushtetuese konsideroj se do duhet të merren për bazë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat