Thirrjet për protestë/ Haxhi Avdyli: Shteti bëhet me organe ligjzbatuese, jo me turma kokënxehta

Aktuale

Thirrjet për protestë/ Haxhi Avdyli: Shteti bëhet me organe ligjzbatuese, jo me turma kokënxehta

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2023 Në ora: 10:56
Haxhi Avdyli

Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas thirrjeve për prostesë në jug të Mitrovicës.

Ai ka thënë se qytetaërt duhet ta ruajnë qetësinë, sepse dikush po do që të bëjnë konfrontim turmash.

Tutje, ai thotë se “Kosova është një dhe pandarë e organet e saj zyrtare po shërbejnë me nder e me profesionalizëm”.

Postimi në Facebook:

Në kohën kur ke organet shtetërore të shtrira në çdo cep të Kosovës që mbrojnë integritetin e saj, thirrjet për marshim e protesta janë në shërbim kryekëput të agjendave Serbe.

Dikush po don që problemin e sovranitetit tonë ta bëjnë konfrontim turmash.

Ata po duan ta kthejnë Kosovën në vitin 1999.

Ata mund të kenë edhe agjenda tjera por vetëm mbrojtjen e integritetit të Kosovës sdo e ndihmojnë.

Shteti bëhet me organe ligjzbatuese jo me turma kokënxehta.

Kosova është një dhe pandarë e organet e saj zyrtare po shërbejnë me nder e me profesionalizëm.

Ta ruajmë qetësinë dhe t’i lëmë liderët dhe organet tona shtetërore ta bëjnë punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat