Takim i vështirë, Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të veriut

Aktuale

Takim i vështirë, Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të veriut

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:29
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm.

Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë.

“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit.

Në një diskutim sinqerisht të vështirë me kryeministrin, kjo është e gjitha që mund të themi”, u shpreh Lajçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat