LIVE: Situata në veri të Kosovës, mblidhen qindra protestues edhe sot para objekteve komunale

Aktuale

LIVE: Situata në veri të Kosovës, mblidhen qindra protestues edhe sot para objekteve komunale

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:45 Përditësuar në ora: 15:40 më 06.06.2023
Pamje nga veriu i Kosovës

Shpërndahen protestuesit në Zveçan

Protestuesit serbë të cilët po qëndronin para objektit komunal në Zveçan, tashmë janë shpërndarë.

Media raporton se ata u shpërndanë pas një rrebeshi të shiut në këtë komunë.

Ndryshe, përfaqësues të Listës Serbe pas takimit me emisarët ndërkombëtarë, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, kanë mbajtur një fjalim para protestuesve serbë në Zveçan, porse mediat nuk janë lejuar të marrinë pjesë.

KosovaPress ka insistuar ta pyes kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq lidhur me takimin që kishin me Lajçak dhe Escobar, si dhe qëndrimin e përfaqësuesve serbë pas atij takimi, por Rakiq vetëm ka thënë se protestat do të vazhdojnë.

Ndonëse në kushte të papërshtatshme atmosferike, protestuesit serbë që njëherësh janë punëtorë të institucioneve publike janë nënshkruar në listat e evidencës teksa shpërndaheshin.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me emisarët evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë dhe gazetarëve. Ndërsa emisarët parashtruan tri kërkesa për të cilat deklaruan se presin të dëgjohen nga Qeveria e Kosovës.

“I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.”

​Rakiq: Protestat vazhdojnë në veri

Përfaqësues të Lista Serbe pas takimit me emisarët ndërkombëtar, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, kanë mbajtur një fjalim para protestuesve serbë në Zveçan, megjithatë, mediat nuk janë lejuar të marrinë pjesë.

KosovaPress ka insistuar ta pyes kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq lidhur me takimin që kishin me Lajçak dhe Escobar, si dhe qëndrimin e përfaqësuesve serbë pas atij takimi, por Rakiq vetëm ka thënë se protestat do të vazhdojnë.

Prej 26 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 7 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në vendin tonë.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në afër ndërtesave në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë thënë se mund të ndodhë diçka e tillë, gjithnjë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sa i përket Serbisë, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga ky shtet që të ulë gjendjen e gatishmërisë ushtarake, dhe që të ndihmojë në uljen e tensioneve në mesin e protestuesve serbë në veri.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011. Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar, sidomos nga Serbia.

​Përfaqësuesit e Listës Serbe për herë të parë nuk shihen mes protestuesve në Zveçan

Dhjetëra qytetarë serbë në Zveçan janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara të vendosura para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Ndërsa përfaqësuesit e Listës Serbe për herë të parë nuk shihen në mesin e protestuesve.

Protestuesit herë pas here po dëgjojnë muzikë me këngë nacionaliste kushtuar Kosovës.

Ushtarët e KFOR-it në numër simbolik dhe pa armatim janë duke qëndruar përballë protestuesve.

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë.

Hiqet edhe një pjesë e telave gjemborë

Situata raportohet të jetë e qetë mëngjesin e së martës në Zveçan.

Atu janë mbledhur sërish një grup i vogël qytetarësh lokalë që kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale.

Të martën janë hequr edhe një pjesë e telave gjemborë përreth ndërtesës komunale, ndërsa tani aty qëndrojnë vetëm tre ushtarë.

Më 29 maj atje kishte ndodhur një përleshje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve lokalë.

Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri

Dita e sotme e në veri të vendit ka zbardhur me prezencën e qindra qytetarëve serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, para tri komunave veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ata po qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara para ndërtesave komunale, ndërsa në Leposaviq kanë organizuar edhe aktivitete sportive. 

Situata aktuale mund të konsiderohet e qetë, ndonëse protestuesit serbë vazhdojnë të dëgjojnë muzikë nacionaliste. 

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Ndërsa mbrëmë (e hënë) kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me emisarët evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë dhe gazetarëve. Ndërsa emisarët parashtruan tri kërkesa për të cilat deklaruan se presin të dëgjohen nga Qeveria e Kosovës.

“I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.”

Vazhdojnë protestat në veri

Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës - Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Mëngjesin e së martës është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm.

Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb.

Kujtojmë se, serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen në komuna të kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit. Ata po ashtu po kërkojnë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu i banuar me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat