Lajçak: I treguam opozitës për pasojat dhe dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Kosovës

Aktuale

Lajçak: I treguam opozitës për pasojat dhe dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Kosovës

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 17:55
Foto nga vendngjarja

 

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për takimin e sotëm me krerët e partive politike opozitare.

Lajcak ka thënë se ua kanë sqaruar krerëve të opozitës për pasojat, krizën aktuale dhe për dëmin që i është shkaktuar Kosovës sa i përket reputacionit ndërkombëtar.

Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për de-eskalimin e situatës.

Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat