Koci: Publikimi i listës së masave, paralajmërim për Kosovën

Aktuale

Koci: Publikimi i listës së masave, paralajmërim për Kosovën

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 20:42
Melazim Koci

Analisti Melazim Koci, ka thënë se publikimi në media për një listë sanksionesh nga SHBA kundër Kosovës,  janë sinjalizuese për Kosovën që të mos bie në këto pozicione.

Koci tha se nuk beson që këto masa janë miratuar, por se nuk mund të përjashtohet mundësia që disa prej tyre të miratohen nëse Kosova nuk dëgjon kërkesat e SHBA-së.

“Nuk them se këto masa do të merren, por fakti që lansohen këto mendoj se është një sinjalizues për Kosovën nga ndonjë shtet mik i Kosovës për të mos rënë në ato pozicione. Këto masa nuk mendoj se janë miratua por mund të shkohet në atë drejtim nëse në Prishtinë refuzohen kërkesat e SHBA-së”, tha Koci.

Sipas tij vendosja e këtyre sanksionove do të ishte e rëndë për Kosovën.

“Do të ishte katastrofë për Kosovën, goditje në themelet e shtetësisë së Kosovë”, tha ai.

Siç është raportuar në media, në mesin e masave ndaj Kosovës përfshihen edhe sanksione individuale edhe ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat