Ish-ambasadori shqiptar: Kurti në mënyrë të panevojshme ka hyrë në një konflikt të madh me SHBA-në

Aktuale

Ish-ambasadori shqiptar: Kurti në mënyrë të panevojshme ka hyrë në një konflikt të madh me SHBA-në

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 21:03
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Zyrtarët amerikanë tashmë po e konfirmojnë se raportet e tyre me kryeministrin Kurti nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Këtë acarim të marrëdhënieve njohësit e politikës së jashtme e konsiderojnë si të panevojshme dhe tejet serioze.

Gjendja e krijuar në komunat veriore ka trazuar edhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Sipas përfaqësuesve amerikanë, përshkallëzimi i situatës në veri ka qenë i shmangshëm, duke e fajësojnë Kosovën për mungesë të koordinimit të veprimeve që u ndërmorën atje. .

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fatos Tarifa, në një bisedë telefonike ka thënë se kryeministri Kurti, ka acaruar pa nevojë raportet me amerikanët.

“Në një mënyrë krejt të panevojshme, të padomosdoshme, të gabuar, kryeministri Kurti ka hyrë në një konflikt të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli i Kosovës, shqiptarët në përgjithësi nuk e kanë merituar një sjellje të tillë nga kryeministri Kurti. Kryeministri i Kosovës po tregohet jo vetëm politikan i vogël por dhe diplomat i vogël”, ka thënë ai.

Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi, thotë se situata në raportet Kosovë – SHBA, tanimë është shumë serioze.

Kosova është përjashtuar nga “Defender23”, por në rast se nuk i pranon tri propozimet e ndërkombëtarëve për de-eskalim të situatës në veri, është paralajmëruar se mund të ketë edhe pasoja të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat