Hyseni: I vetmi shtet tërësisht sovran në botë sot është Korea e Veriut

Aktuale

Hyseni: I vetmi shtet tërësisht sovran në botë sot është Korea e Veriut

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 21:49
Skender Hyseni

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni duke iu referuar deklaratave të Qeverisë Kurti për shtrirjen e sovranitetit edhe në komunat veriore, tha se pavarësisht pretendimeve, çështja e sovranitetit është kuptuar në terma të ngushtë, sepse siç tha ai, sot asnjë shtet në botë nuk është sovran.

Sipas Hysenit, i vetmi shtet sovran në botë është Korea e Veriut.

“Kjo puna e sovranitetit  është kuptuar dhe është konceptuar në terma shumë të ngurtë.Le të ma shpjegojë dikush sot çka do të thotë të jesh shtet tërësisht sovran. I vetmi shtet tërësisht sovran në botë sot është Korea e Veriut, nuk ka shtet tjetër sot në botë që është sovran. Pjesa dërmuese e shteteve të globit kanë deponuar një pjesë të sovranitetit të vet në struktura të përbashkëta kolektive, bilaterale, siç është NATO siç është OKB-ja, siç është OSBE-ja, mos të flasim për Bashkimin Evropian”, tha Hyseni.

Tutje tha se “ka një linjë, ekziston një linjë shumë e kjartë që e ndanë poashtu shumë kjartë atë që është e ligjshme nga  ajo që është apo nuk është legjitime. Dhe nëse ligjshmëria nuk prodhon legjitimitetin e duhur, atëherë ligjshmëria i ka fajet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat