Analisti nga Shqipëria: Rama befasoi opinionin, drafti duhej dakorduar së pari me Kosovën

Aktuale

Analisti nga Shqipëria: Rama befasoi opinionin, drafti duhej dakorduar së pari me Kosovën

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:45
Ben Andoni

Analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni ka thënë se propozimi i Edi Ramës për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka befasuar opinionin.

Ai ka thënë para dërgimin të draftit në Paris e Gjermani, Rama është dashur të konsultohet me institucionet e Kosovës, por siç thotë ai komunikimi ka munguar.

“Shfaqja e z. Rama me një plan të tillë e ka lënë publikun pak t habitur. E para një draft i tillë duhej të dakordsohet me Kosovën dhe duhej t’i bëhej i njohur Kosovës para se të bëhet publik dhe para se ti dërgohet kancelarive kryesore në Evropës (Paris dhe Berlin).

Andoni ka përmendur arsyet pse Rama e ka bërë këtë.

“Ishte e befasishme dhe z. Rama ka dashur të tërheq  vëmendje e para nga problemet e brendshme në vend e dyta, arrestimi i ditëve të fundit të ish-zyrtarëve të lartë që kanë qenë të lidhur më Partinë Socialiste dhe për të treguar edhe një  lloj protagonizmi. Qëllimi kryesor është shmangia e vëmendjes nga problemet në Shqipëri dhe e dyta që në këtë rast z. Rama flet si të ishte  kryeministër i një vendi evropian dhe jo i Shqipërisë që është i lidhur me Kosovën”, ka thënë ai.

Andoni duke folur për mundësin që Ramës ti jetë kërkuar nga faktori ndërkombëtar , ka thënë se vlerësimi që  i ka dhënë zyrtari britanik këtij propozimi duket i njohur për ndërkombëtarët dhe se  “Tirana do të përdoret si element për ta zbutur këtë situatë”.

Propozimi i Ramës ka ngjallur reagime në Kosovë e Shqipëri.

Rama ka bërë të ditur se i ka dërguar një propozim të draft-statutit për Asociacionin  për komunat me shumicë serbe, Gjermanisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë duke pa që të dy palët, Kosova dhe Serbia sipas tij, nuk po pajtohen se kush duhet ta shkruajë.

Sipas Ramës ky draft-statut është bërë nga ekspertë amerikanë dhe evropianë duke u bazuar dhe në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat