Abdixhiku fajëson Kurtin: Sovraniteti po tkurret, aleatët po rreshtohen kundër

Aktuale

Abdixhiku fajëson Kurtin: Sovraniteti po tkurret, aleatët po rreshtohen kundër

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:17
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka shkaktuar dëme të pariparueshme për vendin.

Ai ka thënë se Kurit është tërhequr, në vendimin për targat, barrikadat e marrëveshjen e 27 shkurtit.

Sipas tij Kurti, e ka “tkurrur sovranitetin” dhe i ka dëmtuar raportet me ndërkombëtarët.

“Çdo veprim i Qeverisë është pasuar me tërheqje që ka lënë shenja të pariparueshme për Kosovën. Targat, barikadat, marrëveshja e 27 shkurtit dhe ajo e Ohrit; të gjitha kanë pasur tërheqje. Kemi dëmtuar relacione, kredibilitet dhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar kemi lënë shenja të pariparueshme. Sovraniteti po tkurret, aleatët po rreshtohen kundër dhe imazhi përfundimtar po jetë më i keq; një popull po e ushqen me teori kundër ndërmjetësuesve e kundër politikave amerikane e ndërkombëtare. Në këtë situatë çfarë matësi dhe çfarë treguesi është i mirë për Republikën e Kosovës dhe çfarë matësi dhe treguesi nuk është i mirë për Serbinë?” ka thënë, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat