Deputeti i VV-së: Qeveria Kurti ndan vlerat e njëjta me SHBA-në

Aktuale

Deputeti i VV-së: Qeveria Kurti ndan vlerat e njëjta me SHBA-në

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:10
Armend Muja

Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket çështjes së veriut.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe strategji me SHBA-në.

“Nuk kemi asnjë impakt, edhe në kuptimin vleror e strategjik, ne ndajmë të gjitha synimet me SHBA-në. Ne e duam një Ballkan në një ballkan që jeton në paqe, ku sundon rendi e ligji.

Kosova është duke ecur në këtë drejtim. Regresi është në dy vendet, Shqipëri e Serbi.”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat