Kabashi-Ramaj e PDK-së: Albin Kurti po e rrezikon sigurinë kombëtare

Aktuale

Kabashi-Ramaj e PDK-së: Albin Kurti po e rrezikon sigurinë kombëtare

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:36
Besa Kabashi-Ramaj

Koordinatorja e Departamentit për Mbrotje dhe Siguri në PDK, Besa Kabashi-Ramaj ka deklaruar se qasja e kryeministrit Albin Kurti për veriun duke rrezikuar partneritetin me ShBA-në, po e rrezikon sigurinë kombëtare.

Në një situatë të tillë siç është çështja e veriut, Kabashi-Ramaj thotë se Kurti si kryeministër ka përgjëgjësi ta mbrojë vendin e qytetarët edhe nëse i dëmtohet karriera e politike apo partia e tij.

“Këtë e kanë bërë burrështetasit historikisht ata që kanë qenë më të vërtetë burrështetas apo gra që kanë qenë në pozicione.”, u shpreh Kabashi-Ramaj.

Ajo ka përmendur kancelaren gjermane, Angela Merkel e cila siç tha ajo, për aq shumë vite sa qëndroi në pushtet, asnjëherë nuk i rrezikoi raportet me ShBA-në .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat