Hoti: Nuk po punohet askund, tri vite qeverisje dhe asnjë investim

Aktuale

Hoti: Nuk po punohet askund, tri vite qeverisje dhe asnjë investim

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 20:46
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dy vite që vendi po përballet me krizë ekonomike, edhe si pasojë e ndikimeve nga ekonomia globale, por edhe për shkak të mosveprimit adekuat nga qeveria aktuale për ta amortizuar sadopak krizën.

Sipas tij, roli i politikave fiskale të qeverisë ka qenë pa asnjë efekt, derisa përqindja e investimeve kapitale ka rënë nga 23 në 15 % e subvencionet, ndihmat sociale janë rritur në 42%, duke treguar orientimin ekonomik të kësaj qeverie.

“Vit pas viti ne i kemi pas investimet publike të larta, ato kanë shkuar deri në 23 % të shpenzimeve totale që i ka pas qeveria, pra nga totali i shpenzimeve që i ka pas qeveria 23% kanë shkuar në investime kapitale, të cilat kanë krijuar kapital shoqëror, përfshi infrastrukturën, rrjetin shkollor, shëndetësi, investimet e përbashkëta me komuna të cilat kanë ulur koston e të bërit biznes dhe kanë krijuar efekte multiplikuake në ekonomi, sepse një ekonomi të vogël siç e ka Kosova, futja 600-700 milion euro ka ndikim të jashtëzakonshëm”, ka thënë mes tjerash ish kryeministri Hoti.

Ish kryeministri i vendit, tani deputet i LDK-së, thotë se do ta kuptonte kur kjo qeveri do t’i riorientonte investimet kapitale nga infrastruktura në bujqësi, shëndetësi apo energji por as në këto fusha nuk ka investime dhe shumica nga këto dikastere kanë zero investime në tremujorin e parë të këtij viti.

 “Nuk është duke u punuar askund, qe dy vjet nuk është duke u punuar askund, dy vitet e para të kësaj qeveria edhe mund ta mirëkuptojmë për shkak të pandemisë, por disa muaj më pas ekonomia është hap sikur gjitha vendet e tjera, por viti 2023, viti i tretë i qeverisjes nuk ka asnjë investim as në projektet që kanë mbetur në gjysmë atëherë e as në projekte te reja dhe kjo është e pakuptueshme”, ka shtuar deputeti i LDK, Avduallah Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat