Ligji i ri përjashton mundësinë që presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Aktuale

Ligji i ri përjashton mundësinë që presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 21:03
Zyra e presidentes

Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka përjashtuar mundësin që presidenti i vendit të zgjidhet me votim nga qytetarët.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës nuk përfaqëson reformë të thellë zgjedhore meqënesë nuk është përfshirë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, e as rregullimi i zonave zgjedhore e pragit zgjedhor.

Votimi i presidentit nga ana e qytetarëve sipas KDI-se do të mund të garantonte një stabilitet institucional.

Megjithatë ndryshe mendojnë nga Demokraci Plus, duke theksuar se ndryshimet në këtë ligj i shohin kryesisht si vetëm teknike.

Por hulumtuesi Eugen Cakolli thotë se ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes se presidentit nuk do të nënkuptonte që të ndryshohet modeli i qeverisjes në vend.

Presidenti në Kosovë zgjidhet përmes votimit të fshehtë me votat e dy 2/3 të të gjithë deputetëve në Kuvend.

Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë, për një mandat pesë vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat