William Walker: Gjuha e ShBA-së ndaj Kosovës tejet e ashpër

Aktuale

William Walker: Gjuha e ShBA-së ndaj Kosovës tejet e ashpër

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:11
William Walker

“Brenga ime ka të bëjë me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka thënë ish-Shefi i Misionit Verifikus të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Walker tha se mund të (mirë)kuptojë atë që ShBA mund të mos pajtohet me ekzekutivin kosovar se si duan që një punë të bëhet apo të mos bëhet, por se ajo “ashpërsi në reagim” ndaj miqve si Kosova “është e pakuptueshme”.

“Kosova ka nevojë për ndihmën e ShBA’së dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë nuk është se mendoj se ai duhet të përkulet në presion për çfarëdo çështje ose të gjitha; por, gjithmonë duket se presioni ndërkombëtar bie mbi të, dhe po komuniteti ndërkombëtar mund t’i bëjë presion”, na thotë Walker.

Pyetur se çfarë është sugjermi i tij për Kurtin, ai shpreson që të vazhdohet në zgjidhje për zgjedhje të reja, derisa komuniteti ndërkombëtar, thotë ai, duhet të kthejë vëmendjen nga ajo se pse Serbia formalisht apo informalisht ka nxitur bojkotin; dhe të garantohet pjesëmarrja e tyre.

“Nëse serbët duan kryetarë të tyre, atëherë le të dalin t’i votojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat