Sveçla për kidnapimin e policëve: Ky akt kriminal u në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit “Lune”

Aktuale

Sveçla për kidnapimin e policëve: Ky akt kriminal u në shenjë hakmarrje për arrestimin e kriminelit “Lune”

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:21
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e siç u shpreh ai, kriminelit Lune.

Sveçla tha se e gjithë kjo që po ndodh është sjellje e një, siç i shpreh ai, Serbie kriminele, e cila me dekada ka vepruar njëjtë.

“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llume, Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë”, është shprehur ai.

“Ritheksoj se nuk ndalëmi as zmbramsemi në kërkim të drejtësisë, kushtetutshtmërisë dhë ligjshmërisë në vend. Do të veprojmë sipas ligjit dhe principeve të demokracisë, dhe çdokush që shkel ligjin do të përballet më procedura ligjore”, theksoi tutje ai.

Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë e hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin dhe intencë për eksalim e destabilizim në kohën kur, Qeveria propozoi planin 5 pikësh për shtensionim të situatës.

Kurti tha se është e habitshme heshtja e faktorëve ndërkombëtarë karshi veprimeve të Serbisë.

“Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime motive dhe apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo çka është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht kërkon pretekste për destabilizim e eskalim, e kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe sigurisht e aftë ti krijojë ato. Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është dëshmia më e qartë dhe më e freskët për këtë”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat