Molliqaj pretendon se Policia e Kosovës ka ushtruar dhunë ndaj serbëve të arrestuar

Aktuale

Molliqaj pretendon se Policia e Kosovës ka ushtruar dhunë ndaj serbëve të arrestuar

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:17
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur me bindje se Policia e Kosovës, ka ushtruar dhunë ndaj serbëve të arrestuar së fundmi, e që dyshohen për veprime kriminale ndaj KFOR-it, gazetarëve, e policisë.

Ai tha se e dënon veprimin e policisë, të cilin e cilësoi si dhunë, teksa shtoi se kjo është shkelje e të drejtave të të burgosurve.

Molliqaj, tha se përkundër që të arrestuarit mund të kenë shfaqur dhunë ndaj policisë, veprimet e këtyre të fundit nuk mund të arsyetohen.

“E dënoj dhunën e policëve të Kosovës, që e kanë ushtru ndaj të arrestuarve serbë është shkelje e të drejtave të të burgosueve. S’ka asnjë dilemë, ata mund të arsyetohen në masën e propocionalitetit, sepse kur refuzon… Nuk jam inspektor, por secili, edhe krimineli më i madh duhet t’i respektohen të drejtat maksimalisht. Sjellja e policisë si ndaj meje, si ndaj Kurtit dje, duhet të jetë profesionale, jam i bindur që nuk ka qenë profesionale. Me gjasë ka rezistu, e i ka lëndu policët. Por duhet të merret parasysh, polici është institucioni, qytetari dënohet për veprimet që mund t’i bëjë çkado”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat