Ministrja e Punëve të Jashtme, Donia Gëralla, ka thënë për emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se shpesh ai mban pozicionin e Serbisë, madje sipas saj, “kjo e inkurajon presidentin serb Aleksandër Vuçiq që të përshkallëzohet.
Gjatë një interviste për Der Standard, Gërvalla ka deklaruar se situata në Veriun e Kosovës është shumë e rrezikshme.
Ajo tha se ka edhe trupa të “Wagner”.“Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar.
"I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi”, ka thënë Gërvalla.
Më tutje, ajo ka deklaruar se qëllimi i Rusisë në Kosovë është destabilizimi, duke thënë se partnerët perëndimorë nuk duan të dëgjojnë për atë që Kosova iu thotë për ndikimin rus.