Bunjaku për mocionin e AAK-së: Haradinaj po e bën për ta rritur partinë e vet

Aktuale

Bunjaku për mocionin e AAK-së: Haradinaj po e bën për ta rritur partinë e vet

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:44
Valentina Bunjaku

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje edhe njëherë që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka kritikuar opozitën për mosgatishmërinë e tyre për votim.

E gjithë këtë, sipas deputetet të LDK-së, Valentina Bunjaku, Haradinaj po e bën vetëm për ta rritur partinë e vet.

“Fillimisht unë kërkoj falje prej zotit Haradinaj, kam pasur një respekt, me sot zoti Haradinaj ka dalë jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe këtë po e bënë vetëm e vetëm për me e rrit aleancën sipas tij, sepse nuk mundet Lidhja Demokratike e Kosovës me këtë përqindje tani që e ka”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat