Sveçla zbulon detaje të reja për armatimin e sekuestruar: Kishte këtë synim, të reagojnë ndërkombëtarët!

Aktuale

Sveçla zbulon detaje të reja për armatimin e sekuestruar: Kishte këtë synim, të reagojnë ndërkombëtarët!

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:49
Xhelal Sveçla

Situata tashmë ka degraduar në kulm pas agresionit te Serbisë me arrestimin e tre policëve të Kosovës. Prandaj, ne kemi marrë masa menjëherë për arrestimin e kriminelëve për sulmet e tyre, andaj ne nuk do të ndalemi sa i përket sigurisë në mbarë vendin. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë një konference për gazetarë, që u mbajt sot në kampin "Belvedere" në Mitrovicë.

Ai foli edhe për armatimin e sekuestruar mbrëmë në Zveçan, për të cilin tha se janë pajisje që kishin synim aksione terroriste.

Ministri Sveçla i bëri thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë tentativat e tilla, si dhe Bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ashpër ndaj këtyre veprimeve.

Ai propozoi që “Civil a zastita” dhe “Crvena brigada”, të shpallen organizata terroriste.

Ndërsa, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, duke folur në detaje rreth sekuestrimit të veturës dhe sasisë së armatimit, tha se shumica e tyre janë prodhim i Serbisë dhe se të njëjtat granata janë përdorur kundër KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka zbuluar mbrëmë sasi të mëdha të armatimeve në një veturë me targa të Beogradit, afër Komunës së Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat