PDK kërkoi zgjedhje, deputetja e VV-së: Ma mirë e keni kështu, se mbrapa pragut me NISMA-n

Aktuale

PDK kërkoi zgjedhje, deputetja e VV-së: Ma mirë e keni kështu, se mbrapa pragut me NISMA-n

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:47
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e VV-së që e zëvendësoi Haki Abazin si kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e PDK-së, ku kërkohej zgjedhje të parakoshme.

Në statusin e saj, Kryeziu ka bërë një interpretim, duke thënë se PDK-ja nuk e ka seriozisht në kërkesën e saj për të shkuar në zgjedhje.

“Po se keni seriozisht. E para si keni numrat. E dyta, e dini që humbni edhe më shumë. E treta, e dini që fiton prapë, veq me ma shumë vota, VETËVENDOSJE!.

Prandaj një sugjerim. Më mirë e keni kështu, se mbrapa pragut me Nisma-n.” – shkroi ajo ndër të tjera.

Ndryshe Kryeziu ishte deputetja që e zëvendësoi Abazin, deputet i revoltuar i VV-së, në funskionin e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme, pasi Abazi u shkarkua si pasojë e kundërshtive ndaj VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat