Tahiri: Refuzimi i Kurtit për takim me Ramën, një prej skandaleve më të mëdha

Aktuale

Tahiri: Refuzimi i Kurtit për takim me Ramën, një prej skandaleve më të mëdha

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 11:31
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzim të takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovës në kuadër të turit ballkanik për Procesin e Berlinit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se veprimi i Kurtit është skandaloz.

“Sa i përket vizitës së Edi Ramaës, kryeministri i Shqipërisë cilido që është ai vjen në shtëpinë e e vet e tek vëllezërit dhe motrat e veta. Refuzimi i takimit nga Kurti është një ndër skandalet më të mëdha, një ndër momentet që me të vërtet e bën të turpëruar secilin shqiptar që mendon dhe merr frymë shqip”.

“Edi Rama është kryeministër, nuk vjen si person privat, ai përfaqëson një shtet që është anëtar i NATO-s, është një mik që ka një brengë për situatën në Kosovë. Takimi duhet të ndodh Rama ka bërë edhe një hap tutje, e pash në faqen e tij që ka urdhëruar të gjitëë ministrat që t’i nënshkruajnë marrëveshjet që të plotësohen kërkesat e Kurtit. Këto veprime zbardhin një agjendë hipokrite e mashtruese gjatë gjithë kohës”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat