Kurti takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën në vend

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën në vend

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 18:36
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Siç u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se “marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat