Bislimi e Petkoviq takohen të mërkurën, me ndërmjetësimin e Lajçakut

Aktuale

Bislimi e Petkoviq takohen të mërkurën, me ndërmjetësimin e Lajçakut

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:19
Bislimi e Petkoviq

Të mërkurën do të mbahet në Bruksel një takim mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Burime të RTK-së kanë konfirmuar se emisari për dialogun, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur të aranzhojë një takim të tillë.

Ky takim pritet me interes pasi është i pari pas fillimit të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Ndryshe, sot edhe kryeministri Kurti u takua me ndermjetesuesin Miroslav Lajcak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat