Armend Muja: Veteranët meritojnë benefite tjera e jo të futën në pagën minimale

Aktuale

Armend Muja: Veteranët meritojnë benefite tjera e jo të futën në pagën minimale

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 09:34
Armend Muja

“Lufta” ndërmjet PDK-së e VV-së ka të bëjë me Ligjin e Pagës Minimale, pasi jashtë saj mbetën veteranët e UÇK-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se veteranët meritojnë benefite tjera e jo të futën në pagën minimale.

Ai thotë se ndërlidhja e tyre me pagën minimale është tërhequr në kohën e Qeverisë Mustafa.

“Në rrjedhën e gjërave, duhet të gjejmë fillin e kësaj pune. Në vitin 2014 ka qenë iniciativa ligjore për veteranët mbi të cilin ligj janë bërë disa benefite për kategoritë e dala nga lufta, posaçërisht për veteranët, mirëpo aty u lidh u bë ligji bazik ku u lidh paga minimale me beneficioneve të veteranëve, kjo ka qenë në vitin 2014. Mirëpo më 30 dhjetor të vitit 2016 në një marrëveshje të LDK-së-PDK-së dhe OVL-së, vonë natën në Kuvend ishte bërë një marrëveshje që ajo të hiqej, për shkak se Qeveria Mustafa kishte një kushtëzim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vërtetë ishte ashtu, dhe e hoqën e fshijnë. Tash nuk ekziston ajo lidhje”, thotë Muja për EO.

Deputeti i VV-së ka kërkuar që veteranët të trajtohen me ligj të veçantë, teksa beson se aty do t’i marrin benefitet e merituara.

“Neve na thuhen se ata që kanë luftuar paguhen pak, ose beneficionet e tyre janë të vogla dhe unë pajtohem, mirëpo ne duhet të fillojmë me adresuar këtë çështje përmes ligjit për veteranët dhe nëse ai është ligji që t’i ka dhënë këto benefite, jo paga minimale se ajo është instrument i tregut të punës e jo për benefitet. Kështu që rruga për para është që të fillojë shqyrtimi i Ligjit për Veteranët, sepse aty është Ligji bazik që i bën ato privilegje që shumica prej tyre zbatohen, por që në anën tjetër ekziston një vëmendje e ngritjes sa i përket nevojës që ato të reflektojmë në zhvillimin e tregut të punës, pra duhet dakordim që të punohet në ligjin bazik për veteranët”, thotë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat