Analisti evropian: Koha që Serbia dhe vendet tjera ta njohin Kosovën

Aktuale

Analisti evropian: Koha që Serbia dhe vendet tjera ta njohin Kosovën

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:10
Jakub Bielamowicz

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë tillë.

Bielamowicz, në një postim në Twitter, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

"Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë bërë ende këtë, ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm", ka shkruar ai bë "Twitter'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat